Aplikacione Mobile

Aplikacione Android dhe iOS nga një bazë e vetme kodi, të lidhura me sistemet që biznesi juaj përdor tashmë.

Përditësuar 13 tetor 2026

Aplikacione mobile për Android dhe iOS

DIGIWEB zhvillon aplikacione mobile që klientët dhe stafi juaj i përdorin çdo ditë: porosi, rezervime, bileta, gjurmim dorëzimesh dhe vegla pune në terren. Një aplikacion i mirë është i shpejtë, i qartë dhe punon edhe kur sinjali është i dobët.

Një bazë kodi, dy platforma

Ndërtojmë me Flutter, kështu që i njëjti kod jep aplikacionin për Android dhe iOS. Kjo do të thotë më pak kohë zhvillimi, funksione që dalin njëkohësisht në të dyja platformat dhe mirëmbajtje më të thjeshtë.

Të lidhura me sistemet tuaja

Aplikacioni flet me backend-in tuaj ose me një backend që ndërtojmë ne në Java / Spring Boot: llogari përdoruesish, pagesa online, njoftime push dhe panel administrimi për ekipin.

Nga ideja në dyqan

Merremi me gjithë procesin: dizajnin e ndërfaqes, zhvillimin, testimin në pajisje reale dhe publikimin në Google Play dhe App Store. Pas publikimit vazhdojmë me përditësime dhe versione të reja.

  • Dizajn UI/UX i menduar për ekran të vogël
  • Njoftime push dhe pagesa brenda aplikacionit
  • Publikim dhe mirëmbajtje në të dy dyqanet

Na tregoni çfarë duhet të bëjë aplikacioni juaj dhe ju propozojmë rrugën më të shkurtër për ta nxjerrë në treg.

Pyetje të shpeshta

Jo. Me Flutter ndërtojmë një aplikacion të vetëm që publikohet në të dyja dyqanet.

Po, përmes API-ve. Nëse sistemi juaj nuk ka API, e ndërtojmë ne si pjesë të projektit.

E publikojmë ne në llogaritë tuaja të Google Play dhe App Store, që aplikacioni të jetë gjithmonë pronë e juaja.

Keni një projekt në mendje?

Na tregoni çfarë doni të ndërtoni. Ju përgjigjemi me pyetje, hapat e ardhshëm dhe një ofertë sipas kërkesës.

Nisni projektin tuaj
Gjeni një domainLe të flasim